Pasi është emëruar përkohësisht në krye të stolit të Real Madridit, Santiago Solari ka mbajtur sot konferencën e parë për media për ndeshjen e nesërme ndaj Melillas në Copa Del Rey.
Tekniku Argjentinas do të bëje debutimin e tij si trajner i ekipit të parë me bindjen se skuadra mund të dalë nga kriza e thellë në të cilën është futur.
”Ideja është të shkojmë në Melilla dhe të luajmë me personalitet,” u shpreh ai.
”Grupi është i lënduar, por ne jemi shumë të etur për të startuar gjërat nga fillimi dhe për të përmbysur situatën.”
”Është një grup kampionësh dhe luftëtarësh. Do të shkojmë për të rivalizuar, për të tentuar dhe për të fituar këtë grup kampionësh. Real Madridi është më i madh se të të gjithë ne dhe unë dua të jem pjesë e tij”
”Jam shumë i emocionuar dhe shumë i kënaqur. Të trajnosh Real Madridin është një mundësi madhështore.”
Solari më pas u pyet nëse do të ishte një Zinedine Zidane i ri, i cili poashtu trajnoi Castillan përpara se të promovohej në ekipin e parë, por Argjentinasi reagoi menjëherë duke evituar çdo lloj krahasimi.
”Lëreni Zizoun të qetë,” vazhdoi ai.
”Ai është një nga figurat më të mëdha të historisë së Real Madridit. Nuk ka fjalë që e përshkruan, ai duhet të lihet tek të mëdhenjtë.”
Së fundmi, tekniku poashtu foli edhe për objektivat e tij dhe nëse talenti Brazilian Vinicius Jr do të ketë më shumë mundësi për të luajtur.
”Të gjithë kalojmë momente si këto, qoftë në jetë qoftë në profesionet tona.”
”Gjëja e rëndësishme është se çfarë bëjmë ditë për ditë. Më e rëndësishme është dëshira, jo vetëm për trajnerin, por poashtu edhe për lojtarët.”
”Është e rëndësishme se çfarë bën në çdo moment që ndodhesh në fushë, në çdo minutë.”
”Vinicius është një tjetër lojtar i ekipit. Ai është një djalosh i ri dhe është shumë i talentuar. Nuk ka lojtar në ekipin e parë që nuk ka talent.”