Humbja e fundit e ekipit ndaj Levantes (1-2) në Bernabeu ka sjell Lopeteguin në një situatë mjaftë të vështirë pas ekipi ka 5 ndeshje pa fitore dhe vetëm 1 gol të shënuar.
Më pak se një javë para El Clasicos në Camp Nou, tifozët dëshirojnë shkarkimin e trajnerit Spanjollit nga posti i trajnerit të ekipit. Në një sondazh të Marcas ku votuan 160 mijë votues, 53% e tifozëve votuan që Lopetegui të shkarkohet para El Clasicos ndërsa 47% votuan që presidenti mos ta bëjë këtë.
Trajneri Madrilen po kalon nëpër ditët më të vështira në karrierën e tij si trajner dhe e ardhmja e tij në Madrid varet nga dy ndeshjet e ardhshme.