Lojtarët Madrilen e pranojnë se situata aktuale në ekip është shumë delikate dhe se ata janë ata që duhet të reagojnë. Ata janë ata që mund dhe duhet t’a bëjnë këtë edhe pse nuk kanë fituar në 5 ndeshjet e fundit pavarësisht se janë stërvitur për fitore.
Ekipi ishte vetkritik në fund të ndeshjes ndaj Levantes në Bernabeu dhe pranuan fajin e tyre. Në fakt ata konsiderojnë veten përgjegjës kryesor dhe për këtë vazhdojnë të tregojnë mbështetjen e tyre publike për Lopeteguin.
Në zhveshtore ekziston siguria që nuk janë duke dhënë më të mirën e tyre dhe se Lopetegui pret më shumë nga ta. Ndaj Levantes ata e konsiderojnë se iu mungoi fati pasi dominuan ndeshjet.
Ekipi e di se ecuria nuk është e mirë por besojnë se ata janë në kohën e duhur për ndryshime dhe se nuk ja vlen të kujtojnë ndeshjet e mëparshme. Me Ramos në krye të ekipit ata mendojnë se ndryshimi i trajnerit nuk është zgjidhja më e mirë por e dinë se performanca e tyre e dobët është një arsyetim për dështimin në ndeshjet e fundit. Gjithashtu e dinë se nëse klubi merr vendime do t’i respektojnë ato sic kanë bërë më herët.
”Vendimi për trajnerin është më i lehti, lojtarët nuk marrin ato vendime. Për mua si kapiten, Lopetegui ka mbështetjen e plotë të ekipit dhe lojtarëve. Ne qëndrojmë me Lopeteguin, ai është një trajner i shkëlqyer dhe për momentin ne duhet të vazhdojmë të qetë.”, ishin fjalët e kapitenit pas humbjes ndaj Levantes gjatë fundjavës që shkoi.
Lojtarët gjithashtu e inë se Solari është alternativa kryesore për zëvëndësimin e Lopeteguit nëse shkarkohet, por tani për tani janë të përqendruar në mbështetjen e Lopeteguit dhe dëshirojnë të rikthehen sa më shpejt në rrugën e fitoreve.