Pas humbjes ndaj Levantes, kapiteni Sergio Ramos u shfaq për të folur për mediat, para të cilëve deklaroi që skuadra është prapa Julen Lopeteguit dhe ndryshimi i trajnerit nuk është një opsion i mirë.
”Është normale të kritikohesh. Jo vetëm për Julen. Të gjithë kritikohemi dhe ata të cilët luajnë më tepër. Është normale për fansat tanë të reagojnë në këtë mënyrë dhe të ndjehen të frustruar. Ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, kjo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.”
”Gjithmonë them se ndryshimi i trajnerëve nuk është asnjëherë i mirë për dikë. Ne qendrojmë me Lopeteguin, ai është një trajner i shkëlqyer dhe për momentin ne duhet të vazhdojmë të qetë.”