Real Madridi po kalon një nga krizat më të këqija të rezultateve, me gati 7 orë pa shënuar dhe 4 ndeshje pa fituar. Por gjërat për Kroos dhe Modric janë edhe më keq. Truri i mesfushës së Madridit, nuk kanë përmirësuar këto statistika as me kombëtaret e tyre në ciklin e këtij muaji të kombëtareve.
Toni Kroos plotëson 6 ndeshje pa fituar, 4 me klubin dhe dy me Gjermanin. Që nga humbja 3-0 ndaj Sevillas deri te humbja 2-1 ndaj Francës me kombëtaren, ndeshje në të cilën Gjermani shënoi golin e vetëm nga penalltia. Kroos po kalon nëpër një nga ecuritë më të këqija në karrierën e tij si futbollist profesional. Detyra e Lopeteguit është t’a pushojë atë para El Clasicos dhe të nxjerrë versionin më të mirë nga ai.
Në anën tjetër, Modric gjithashtu nuk arriti fitore ndaj Anglisë me Kroacinë dhe tani ka 5 ndeshje me ekipin dhe kombëtaren pa fitore por duke shënuar një gol. Kroati u lirua nga ndeshja miqësore që kombëtarja e tij e luajti ndaj Jordanisë dhe vendosi të rikthehet në Madrid për t’u përgatitur për rikthimin e tij sa më të mirë.
Me dy mesfushorët që janë ‘truri’ i ekipit Madrilen, ekipi luan 3 ndeshje shumë të rëndësishme tani: vs. Levante, vs. Viktoria Plzen dhe vs. Barcelona. Kroos dhe Modric duhet të tregojnë versionin më të mirë të tyre që t’a ndihmojnë ekipin të dalë nga kriza e rezultateve dhe t’i japin fund krizës personale.