Ndeshja e Real Madridit ndaj Alaves ishte speciale për Jorge Valdanon, i cili ka luajtur për të dyja klubet gjatë karrierës së tij dhe Argjentinasi shfrytëzoi rastin për të takuar disa miq dhe kolegë të vjetër pas ndeshjes, në të cilën ishte mysafir nderi.
Pas ndeshjes, ai takoi Julen Lopetegin dhe Florentino Perez në stadiumin Mendizorrotza dhe ish-lojtari Madrilen zbulon një situatë të pakëndëshme, me Real Madridin që doli përsëri i humbur dhe 4 ndeshje pa mos shënuar.
”Në fund të ndeshjes, pash Lopeteguin dhe Florentinon dhe teksa i rastisa ballë për ballë ndaj njëri-tjetrit, mendova: ‘në djall vafshin këto evenimente, kjo është një tragjedi”, thekson ai në kolumnën për El Pais.
Valdano më pas diskuton edhe për vetëbesimin e skuadrës duke thënë që Lopetegui ka nevojë të bëje lojtarët të besojnë përsëri.