Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos në konferencën për shtyp para ndeshjes së kombëtares gjermane kundër asaj holandeze ka folur edhe për rënien aktuale të Realit.
28 vjeçari nuk duket i shqetësuar nga forma aktuale e keqe e Los Blancos, që ka shkuar deri aty ku kanë humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit dhe kanë shkuar në 500 minuta pa shënuar gol.
“Është një sfidë për ne që t’a ndryshojmë këtë situatë, e kemi treguar edhe më herët se mund ta bëjmë këtë,” tha ai fillimisht.
“Nuk ndjej shqetësim rreth kësaj,” shtoi mes tjerash gjermani.
Gjithashtu, Kroos u pyet edhe rreth rolit të mesfushorit defanziv që po e luan në skuadrën e Lopeteguit.
“Më pëlqen të luaj në atë pozicion, por unë nuk jam Casemiro,” përfundoi ai.