Real Madridi po konsideron një lëvizje të mundshme të Raheem Sterling, kontrata e të cilit me Manchester Cityn skadon në vitin 2020.
23 vjeçari nuk ka filluar ende negocimin për një kontratë të re me kampionët anglez dhe Los Blancos mund të shfrytëzojë mundësinë të përfitojnë shërbimet e tij në merkaton e ardhshme.
Sipas asaj që raporton The Mirror, ish-lojtari i Liverpoolit është alternativë në qoftë se Real Madridi nuk arrin të nënshkruajë me Eden Hazard.
Hazard, i cili gjatë këtë jave tha se të luash për skuadrën e Realit është një ëndërr, mbetet opsioni i parë i drejtorëve të klubit madrilen, por Sterling thuhet se është ‘plani B’.