Eden Hazard vazhdon të mos e fsheh dashurinë e tij për Real Madridin, duke lënë hapur ‘derën’ për Los Blancos me disa komente interesnate.
Belgu është aktualisht golashënuesi më i mirë në Premier League këtë sezon me shtatë gola.
“Real Madridi është klubi më i mirë në botë. Nuk dua të gënjej, ky klub ka qenë ëndrrra ime që kur isha fëmijë,” tha ai pas ndeshjes së të dielës kundër Southamptonit.
“Kam ëndërruar për këtë klub. Do t’a shohim, por nuk dua të flas rreth kësaj gjatë gjithë kohës. Nuk kam kohë, por së shpejti do të konfirmoj të ardhmen time.”
“I’a dua më të mirën vetës, por edhe klubit (Chelseas), pasi që më ka dhënë gjithçka.”
“Nuk dua të them tani që do të nënshkruaj kontratë re dhe pastaj mos t’a bëj.”
“Ndonjëherë zgjohem dhe them se dua të largohem. Ndonjëherë e ndjej se dua të qëndroj,” tha ai.