Në Real Madrid ka një zhgënjim total dhe absolut pas situatës së krijuar në javët e fundit. Kjo është ndjenja që ekziston tek skuadra e Lopeteguit, që për momentin, nuk ka treguar asnjë shenjë ngritjeje.
Një pikë në tre ndeshjet e fundit në La Liga dhe humbja në Moskë kanë prishur atmosferën përreth klubit.
Florentino Perez nuk e fshehu acarimin e tij teksa erdhi për të parë ndeshjen në stadiumin Mendizorroza, përpara se të shkonte në dhomat e zhveshjes në fundin e takimit, ashtu siç bën gjithmonë në çdo ndeshje që mer pjesë.
Presidenti dhe drejtuesit tjerë panë një performancë medioke nga Madrilenët dhe një përgjigje të dobët nga një skuadër që nuk dukej aspak si ajo që shkatërroi Romën 18 ditë më parë.
Optimistët shkojnë larg duke kujtuar startin e sezonit të kaluar me Zinedine Zidane, por ai sezon filloi me dy triumfe në Superkupat e luajtura, teksa kjo filloi me një disfatë ndaj Atleticos në Tallin.
Paqartësia dhe acarimet kanë filluar të shprehen tek lojtarët. Ata që shihnin fytyrat e liderëve në dhomat e zhveshjes në Vitoria nuk mund t’a mohojnë këtë.
Për momentin, Lopetegui nuk është në rrezik por ka shumë zëra që veçse kanë filluar të kërkojnë largimin e tij.
Nuk ka ndonjë skenar të mundshëm se çfarë ndodh më tutje por besimi tek tekniku ka rënë në mënyrë surprizuese deri në shkallët e fundit.
Problemi në analzimin e çështjeve aktuale është që nuk duken të jenë aspak pozitive për asnjë brenda skuadrës, të cilët premtojnë se do të përmbysin gjithçka.
Teksa disa nuk besojnë në diçka të tillë, akoma më pak në muajin Tetor, gjërat nuk do të zgjasin për më tepër nëse nuk ka një reagim të ngjajshëm.
Nëse i hedh një vështrim situatës, drejtuesit nuk i kushtuan vëmendjen e nevojshme atyre që u larguan (Zidane dhe Ronaldo) dhe atyre që nuk arritën (Neymar).
Drejtuesit mendonin se skuadra do të luftonte për të gjitha trofetë, edhe pse ky është i njëjti debat që e kemi dëgjuar për sezone tashmë.
Ka bisedime për një anësor të majtë, dy mesfushor dhe një sulmues por kaq shumë lëvizje mund të bëhen vetëm në verë dhe jo në Janarë.
Por ajo që është e vërtetë, është se urgjenca sa shkon e bëhet më e madhe…