Real Madridi i Julen Lopeteguit ka ndryshuar rutinën e viteve të fundit. Në vecanti në lidhje me ndeshjet si mysafir. Me Ancelottin, Benitez dhe Zidane në sezonet e kaluara, ekipi duhej të udhëtonte një ditë para ndeshjes kur ndeshja zhvillohej me orar të vjetër Championsi (20:45).
Megjithatë sonte ekipi do të luajë ndaj Alaves me fillim në ora 18:30 dhe pavarësisht kësaj, ekipi udhëtoi për në Alaves në mëgjes dhe është vendosur në hotelin Gran Lakua ku do të qëndrojë deri pak orë para ndeshjes. Në fakt, klubi kishte rezervuar dy netë në këtë hotel, më luksozi në Vitoria për dje dhe sot por ata nuk do të përdorin asnjërën nga këto edhe pse duhet të paguajë shumën për rezervimin e bërë.
Një vendim i cuditshëm, fluturojnë në ditën e ndeshjes dhe kjo mund të ndikojë në ndeshjen e lojtarëve. Lopetegui e mohoi se lodhja mund të jetë nga udhëtimi me këto fjalë: ”Në ndeshjet prej orës 16:15 e më tej, do të udhëtojmë gjatë ditës. Eshtë fluturim i afërt, mezi arrin 25 minuta. Askush nuk më ka pyetur, është menaxhuar nga ne.”
Kjo nuk është e vetmja metodë që ka ndryshuar Lopetegui: gjithashtu ka ndryshuar përqendrimin e ekipit në Champions. Me Zidane ishte zakon që lojtarët të vendosesish në Valdebebas gjatë pasditesh para ndeshjeve në Bernabeu por me Lopetegui lojtarët nuk u përqendruan fare dhe vetëm udhëtuan drejt kryeqytetit Italian.
Kështu ka bërë Lopetegui edhe sa ishte trajner i kombëtares së Spanjës, dicka që presidenti i Federatës së futbollit në Spanjë, Luis Rubiales dësironte t’a ndryshonte kur erdhi në post.