Real Madridi nuk ka shënuar për më tepër se 5 orë dhe një pjesë të madh të fajit mban edhe sulmuesi kryesor i ekipit, Karim Benzema, që assesi nuk mundet të gjej rrjetën në ndeshjet e fundit.
Në këto 319 minuta, tifozët Madrilen kanë fajësuar në mënyrë direkte Francezin dhe bordin drejtues të klubit për mos-gjetjen e një zëvendësuesi të denjë të Cristiano Ronaldos.
Dhe Benzema është në presion më shumë se kurrë më parë.
Edhe pse puna e tij gjatë dekadës së fundit ka qenë të shoqëroje përfunduesin më të mirë të aksioneve të epokës së tij, në këtë sezon supozohej që ai të marë më tepër përgjegjësi dhe të shënonte të paktën disa nga golat e Ronaldos.
Por kjo nuk është duke ndodhur.
Pavarësisht startit të mirë të sezonit me 5 gola të shënuar në 4 ndeshje, Benzema ka ndaluar. Këtë vit nuk ka më arsyetime ashtu siç ndodhi në sezonin 2017/18, ku ai mund të arsyetohej që ishte krijuesi i golave të Ronaldos.
6 ndeshje pa mos shënuar, ndeshje në të cilat Real Madridi ka fituar vetëm dy.
Disa thonë që Francezi ndjehet i ç’kyçur nga skuadra, që nuk është i përfshirë në lojën e ekipit sepse mban një pozitë tjetër tashmë dhe se nuk ka mundur të gjejë vetveten në atë që ka për detyrë të bëje.
Ajo që është më e keqja është fakti që ai ka patur vetëm 15 goditje në portë gjatë gjithë sezonit, vetëm tre më tepër se Sergio Ramos dhe gjysmën e goditjeve krahasuar me Gareth Bale.
Dhe përfshirja e tij në aksionet sulmuese, përveç goditjeve, nuk është brenda pritshmërive.
Ai kishte më pak pasime se Ceballos, më pak prezencë se Asensio në zonë, dhe më e keqja, në Moskë me shiritn e kapitenit, tregoi përsëri disa nga plgështitë e tij.
Janë bërë aq shumë lëshime me të sa është e habitshme ndonjëherë se sa larg mund të shkoje fati i dikujt në një klub aq kërkues sa Real Madridi.
Sidoqoftë, Benzema gjithmonë ka gjetur momentin për të heshtur kritikët, të paktën deri në këtë sezon.
Dy ndeshjet vendimtare për të fituar Champions Leaguen – e para në Vincente Calderon dhe e dyta në Kiev hoqën komplet fokusin e golave prej tij.
Por fakti që ai ka shënuar vetëm 12 gola në 47 ndeshjet e fundit dhe brenda kësaj periudhe ka një ecuri prej 6 ndeshjesh pa mos shënuar, i ka bërë të gjithë të shqetësuar, edhe një herë tjetër.
Ka shumë zëra që kërkojnë nga trajneri se çfarë opinioni ka për formën e tij dhe nëse ai duhet t’i marë privilegjin e startuesit.
Por, Julen Lopetegui, të paktën për momentin, ka treguar besim tek ai. Sidoqoftë, tekniku të jep ndjenjën që ky është shansi i fundit për të që të përmbysë situatën.
Nuk ka më vend për gabime. Ky është shansi tij i fundit!