Fatkeqësi ose jo, në këtë ecuri të keqe të Real Madridit në rezultate, ekipi Madrilen nuk ka mundur të llogarisë në shërbimet e dy anësorëve të mbrojtjes për shkak të dëmtimeve. Carvajal dhe Marcelo nuk kanë luajtur sëbashku që nga 19 shtatori kundër Romas dhe pas kësaj ndeshje u dëmtua Spanjolli, pastaj Braziliani dhe në fund përsëri Spanjolli.
Tani në ndeshjen e ardhshme ndaj Alaves është e mundur që trajneri Lopetegui nuk do të mund të llogarisë në asnjërin nga këta dy mbrojtës pasi Carvajal mbrëmë ndjeu një shqetësim muskular dhe u largua nga loja kundër CSKA-s.
Në vendin e Marcelos mbrëmë luajti Reguilon ndërsa Carvajal u zëvëndësua nga Odriozola, të cilët debutuan në Champions League.