Raphael Varane u paraqit përpara mediave në prag të sfidës së nesërme ndaj CSKA Moscow sëbashku me teknikun Julen Lopetegui. Mbrojtësi analizoi akutalitetet e ekipit dhe potencoi që lojtarët janë shumë të motivuar për Championsin.
“Ky stadium do te jete gjithmone i vecante per mua per shkak te finales se Kupes se botes. Do te jete nje ndeshje e veshtire por ne jemi duke u pergaditur mire dhe motivimi eshte shume i larte.”
“Ne jemi te vetedijshem per ate qe jemi ne gjendje te bejme. Mund te mposhtim cdo skuader. Champions League eshte nje kompeticion unikal.”
“Kalendari i ndeshjeve? Nuk mendoj se te luash ne ora 22:00 ne Moske eshte ideale por duhet te adaptohemi. Nuk i vendosim ne gjerat e tilla.”
“Nuk jam i sigurte se kush do te luaje ne mbrojtje neser por lojtaret qe kemi ne ekip kane kualitetin e duhur dhe mund te pergjigjen kerkesave te Championsit.”
“Te veshesh bluzen e Real Madridit vecse eshte nje motivim shtese. Ne gjithmone duam te bejme histori dhe te permiresojme ate.”
“Nuk e di se kush do te luaje neser ne porte. Kemi dy portier te medhenje dhe eshte gjithmone e rendesishme te kesh besim tek ta. Rivaliteti eshte i mire per ekipin.”