Ekipi ka mbyllur një javë fatale në sulm me vetëm një gol të shënuar në 3 ndeshjet e fundit. Që nga goli i Marco Asensios ndaj Espanyolit në minutën e 41’të, ekipi nuk ka gjetur golin. Tashmë kanë kaluar 229 minuta që nga thatësia e golit për ekipin.
Situata nuk është me të dhëna anekdotike, krahasuar me statistikat në vitet e fundit. Ky Real Madrid është golashënuesi më i vogël i 10’të viteve të fundit. Ekipi ka 12 pikë, një më pak se në vitin e kaluar pas 7 xhirove në kampionat dhe 13 gola më pak se në sezonin 2014/15, sezon që theu rekordin për gola të shënuar.
Ekipi përvec që ka humbur golin, gjithashtu gjeneron më pak rrezik. Në aspektin e goditjeve ata kanë pasur vetëm 45 goditje në La Liga, 39 prej të cilave ishin ndaj 3 ekipeve, që është statistika më e ulët e 10 viteve të fundit.
Për të shikuar një Real Madrid me vetëm 12 gola të shënuar pas 7 xhirove në La Liga, duhet të kthehemi në sezonin 2006/07 kur ekipi shënoi vetëm 10 gola deri në javën e 7’të dhe gjendej në vendin e 4’të në renditjen tabelare.