Sergio Ramos është në mesin e lojtarëve të cilët do të mungojnë në ndeshjen e nesërme ndaj CSKA Moskës në kuadër të fazës së grupeve të Champions League.
Kapiteni është lënë në pushim nga trajneri Madrilen pasi është lojtari që ka luajtur më së shumti minuta këtë sezon. Këtë e tregoi edhe trajneri në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes së nesërme.
”Mungesa e Ramos? Ai ka luajtur 125 minuta më shumëse cdo lojtarë tjetër dhe unë kam vendosur t’i jap pushim për këtë ndeshje. Ka raste kur duhet të pushoni për t’u përballur me ndeshjet tjera.”, ishin fjalët e teknikut Madrilen.