Superlojtari i Chelseas, Eden Hazard është rikthyer të flas për merkaton e verës që shkoi para disa muajsh dhe për thashethemet e tij për largimin e mundshëm nga Chelsea.
”Eshtë e vërtetë. Pas botërorit dëshiroja largimin. Endërra ime vazhdon të jetë që të luajë në Spanjë.”, janë fjalët e tij për mediat angleze.
Përkundër këtyre fjalëve, lojtari Belg gjithashtu pranoi se Chelsea është pjesë e familjes sëtij: ”Unë mund të qëndrojë në Chelsea për të gjithë pjesën time të mbetur të karrierës. Por gjithashtu mund të largohem pas një apo dy vitesh. E dua Chelsean dhe qytetin, ky klub është pjesë e jetës time.”