Në ndeshjen e sontme, Zinedine Zidane do të ndjekë Real Madridin si spektator nga shkallët e stadiumit me qetësinë e një tifozi dhe jo në fokusin e të gjithëve si në kohërat kur ishte në stol.
Francezi po shijon pak qetësi në jetën e tij pas largimit nga Real Madridi, ashtu siç edhe ka treguar në rrjetet sociale teksa ka kaluar fundjavën në Londër me familjen e tij.
Ai nuk nxitohet për t’u rikthyer në stol por nëse gjërat vazhdojnë të jenë të komplikuara në Old Trafford, nuk do të ishte surprizë nëse e shohim atë tek Manchester United, apo të paktën një ofertë nga kombëtarja Angleze nëse ai tregon interesim për postin e trajnerit.
Koha do të tregoje nëse Real Madridi do e ndjejë mungesën e tij. E vërteta është që drejtuesit Madrilen luftuan fort për t’a mbajtur në klub.
Në Shkurt, Florentino Perez dhe Jose Angel Sanchez ia dolën t’ia ndryshonin mendjen pas eleminimit shokues në Copa Del Rey nga Leganes, me teknikun që në atë u kishte thënë drejtuesëve që nuk kishte më forcë për të vazhduar në atë rol.
Drejtuesit menaxhuan t’a bindin dhe t’a qetësonin në mënyrë që ai të vazhdoje, e që diçka e tillë rezultoi në një tjetër triumf madhështor: trofeu i Champions League.
Në ditën e fundit të muajit Maj, drejtuesit nuk ia dolën të përsërisnin atë që ndodhi në ditët e fundit të muajit Shkurtdhe Zidane tha lamtumirën e tij në një konferencë për media.
Ai ishte i stërngarkuar nga roli i tij dhe në atë pikë besonte dhe vazhdon të besoje që vendimi i tij ishte më i miri për klubin dhe lojtarët.
Julen Lopetegi ka një mundësi sonte për të arritur diçka që Francezi nuk ia doli – fitorja ndaj Atletico Madrid në La Liga.
Kjo fitore mund të ulte tensionet që qarkullojnë rreth klubit. Përndryshe, ceremonitë e organizuar nga UEFA dhe FIFA janë shëndruar në qendrën e acarimeve për klubet e futbollit pavarësisht faktit që kanë domethënien e tyre.
Të Hënën, kishte një takim në ceremoninë e ‘The Best’ ndërmjet Florentino Perez dhe Mauricio Pochettino.
Korridoret mbretërore panë një përshëndetje interesante ndërmjet presidentit Madrilen dhe trajnerit të Tottenham Hotspur.
Ndërmjet tyre u shkëmbyen uratat më të mira dhe pak më vonë, presidenti Madrilen takoi dhe përshëndeti edhe Kylian Mbappe.