Një javë pas performancës impresionuese të ekipit ndaj Romës (3-0) në Champions, Real Madridi pësoi debaklin e parë të madh të sezonit dhe tekniku Julen Lopeteguit tashmë i kanë filluar problemet. Pas humbjes 3-0 në Sanchez Pizjuan, që gjeti një Madrid krejtësisht të ç’ekuilibruar, la në fokus Marcelon dhe Benzeman si dhe një rënie të koncentrimit, ndryshe nga seç kishte ndodhur në ndeshjet e fundit. Për më tepër, Isco u desht të operohej nga apandesiti dhe do të jetë një muaj jashtë, Marcelo është mungesë në derbi, Carvajal sapo është rikthyer dhe Odriozola ka marë një goditje. Për të mos mjaftuar me kaq, forma e lojtarëve si Sergio Ramos nuk lë aspak për të dëshiruar. Këto dhe probleme të tjera kanë kapur Lopeteguin një ditë përpara derbit, që do të jetë shumë i rëndësishëm për të dyja klubet.
Mungesë intenziteti
Në pjesën e dytë ndaj Espanyol (1-0 në Bernabeu), Real Madridi vuajti nga një rënie e dukshme e intenzitetit që për pak sa nuk u ndëshkua. Ramos humbi një top në mbrojtje dhe kjo rezultoi në një shans goli për Borja Iglsias që goditi shtyllën. Skuadra kishte rënë dhe Lopetegui futi Marcos Llorenten për të konsoliduar ekipin dhe për të ruajtur rezultatin. Por diçka e tillë nuk funksionoi në Pizjuan, aty ku Sevilla shënoi plot tre herë në portën e Madrilenëve dhe madje që në pjesën e parë. Një statistikë fantastike për Sevillizmin dhe një numër katastrofik për Madrilenët: goditën 6 herë portën krahasuar me një të Realit. Tentoi të bënte presion lartë dhe pagoi fakturën (vetëm 15 rikuperime në pjesën e parë, më e keqja e sezonit). Në pjesën e dytë, Madrlenët tentuan të reagonin por situata tashmë ishte e pakthyeshme. ”Ata ishin shumë mirë dhe ne jo”, u shpreh Lopetegui. ”Nuk mund t’i dhurojmë 45 minuta siç kemi bërë,” shprehej Casemiro. Tmerri në Pizjuan duhet të shërbeje si mësim për derbin e së Shtunës…
Moment i keq i Marcelos, Benzemas, Ramos…
Turpërimi në Pizjuan në përgjithësi u arrit për shkak të ç’ekuilibrit të skuadrës (Bale dhe Kroos ishin të vetmit që provuan të bënin diçka), por që la shumë keq disa lojtar. Ai që mori kritikat ishte Marcelo. Braziliani, ashtu si në çdo fillim sezoni, është larg formës së tij më të mirë dhe kjo rezulton të jetë si një ogur i zi për skuadrën. Ishte njësoj në Girona (u tejkalua lehtësisht nga Portu dhe Lopetegui e zëvendësoi në minutën e 60′), në San Mames (Athletic shënoi golin nga krahu i tij me Muniain) dhe në Pizjuan, ku Jesus Navas e kaloi lehtësisht në krahun e djathtë përpara se ai të largohej nga fusha me një problem muskular (bëri gabim në golin e parë dhe 43% të sulmeve të Sevillas erdhën nga krahu i Brazilianit). Benzema është një tjetër lojtar që nuk po bën mirë së fundmi. E filloi sezonin shumë mirë (5 gola në 4 ndeshjet e para), por në katër takimet e fundit (Athletic, Roma, Espanyol dhe Sevilla) nuk ka goditur as edhe një herë portën. Dhe Ramos është si mos e më keq. Ndaj Sevillas kishte një pjesë të mirë të fajit ndërsa gafa e tij ndaj Espanyol për pak sa i kushtoi fitoren ekipit. Nuk vendoset mirë në raste të ndryshme, futet vonë në aksion dhe mundi të bënte më tepër tek goli i Ben Yedder. Nuk është në formën më të mirë dhe tani vjen ndeshja ndaj Atleticos, një shans për të për të rikuperuar të gjitha gabimet e bëra në ndeshjet e fundit.
Mungesa e golit
Me 1 Shtator, Real Madridi mposhti Leganes me një dopietë të Benzema, një gol të Bale dhe një tjetër të Ramos, me penallti. Katër gola (4-1) ku shënonin katër lojtar të ndryshëm, njëjtë si në Girona apo në ndeshjen ndaj Getafes. Në total 10 gola në 3 ndeshjet e para të La Ligas (mesatarisht 3,3 gola për ndeshje). Ky produktivitet golash është reduktuar në një formë të ndjeshme në tre ndeshjet e fundit në La Liga. Kundër Athletic shënuan një, ndaj Espanyol një tjetër dhe asnjë në Pizjuan. Dy gola në tre ndeshjet e fundit (mesatarisht 0,6 për ndeshje). Rënie drastike. Në tre ndeshjet e fundit Madrilenët kanë goditur kuadratin e portës 6 herë, në krahasim me 7 herët e bëra nga tre ndeshjet e para. Ndaj Sevillas kishte vetëm 5 dotije në portë, shifra më e ulët gjatë gjithë sezonit… Benzema është ai që përfaqëson më së shumti këtë lloj depresioni: katër gola në katër ndeshjet e para zyrtare dhe asnjë në katër të fundit (në San Mames, ndaj Romës, ndaj Espanyol dhe në Pizjuan asnjë goditje drejt portës). Të Shtunën përballet me Atleticon, ndaj së cilës nuk ka shënuar që prej tre vitesh (4 Tetor 2015, 1-1 në Calderon).
Mungesat
Dhe përveç tjerash, duhet theksuar që mungesat e lojtarëve të rëndësishëm, kanë ndikuar në këtë rënie në këto ndeshjet e fundit. Carvajal ka dy ndeshje që nuk luan për shkak të një problemi muskular, Isco është operuar nga apandesiti të Martën dhe nuk do të jetë i gatshëm deri me 28 Tetor (El Clasico), Marcelo u dëmtua ndaj Sevillas dhe do të mungoje në derbi, Odriozola ka shqetësime muskulare, ndonëse është stërvitur me grupin. Lopetegui ka disa mungesa në mbrojtje edhe pse mund të frymoje më lirshëm duke ditur faktin që Carvajal është stërvitur me grupin dhe do të jetë gati për derbin. Ai pritet të jetë titullar në ndeshjen e nesërme ndërsa Nacho pritet të marë rolin e anësorit të majtë. Lopetegui ka shumë gjëra për të bërë përpara derbit por ajo më e rëndësishmja është të riktheje psikologjikisht skuadrën pas humbjes ndaj Sevillas.