Real Madridi përpara se ta transferonte Alvaro Odriozolan, në merkaton verore të këtij viti, tentoi të nënshkruajë me mbrojtësin francez, Benjamin Pavard.
Është e përditshmja gjermane, Bild, ajo që ka publikuar një lajm të tillë në opinion publik.
Sipas kësaj të përditshme, Madrilenet i trokiten në derë ekipit të Shtutgartit, duke e pyetur për shërbimet e francezit Pavard.
Megjithatë, përkundër bisedimeve, një marrëveshje mes skuadrave për lojtarin në fjalë nuk u arrit.
Pavard shkelqeu në triumfin e Francës në Kampionatin Botëror që u mbajt në Rusi.
22 vjeçari, bile pati shënuar një gol në këtë kampionat për kombëtaren e tij, i cili në fund u shpallë edhe më i miri i kompeticionit.