Julen Lopetegui u shfaq përpara mediave pas humbjes 3-0 ndaj Sevillas në Sanchez Pizjuan. Tekniku analizoi ndeshjen dhe theksoi që skuadra bëri një fillim shumë të keq të ndeshjes.
”Kemi bërë një fillim të keq të ndeshjes. Nuk kemi qenë në nivelin e duhur. Në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë, por duhet pranuar humbjen dhe të ringrihemi tani sepse kemi një ndeshje të rëndësishme pas 3 ditësh.”
”Ishte gjithçka një cikël rrethanash në favor të tyre dhe kundër nesh. Kur humbet e gjithë bota është e acaruar dhe e trishtë. Tani duhet të shikojmë përpara. Kemi 3 ditë për të përgaditur derbin.”
“Sot nuk na doli asgjë mirë, duhet të kalojmë faqen. Do të ishte arsyetim koti nëse rikujtonim që 5 lojtar duhej të shkonin në ceremoninë e çmimit The Best. Problemi ishte që Sevilla ka qenë superiore, veçanërisht në fillimin e ndeshjes. Ne nuk ishim në nivelin që duhej. Në pjesën e parë kemi qenë inferiorë.”