Julen Lopetegui u shfaq përpara mediave në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Sevillas. Tekniku diskutoi për aktualitetet e ekipit, mungesën e Iscos për shkak të apandesitit, çmimet ‘The Best’ dhe përzgjedhjen e Luka Modric si lojtari më i mirë në botë përpara Cristianos dhe Salah.
Mungesa e Iscos: ”Këtë mëngjes kishte dhimbje dhe duhej të operohej, shpresoj që gjithçka të shkoje mirë dhe të rikuperohet sa më parë. I dëshiroj një rikuperim të shpejtë dhe tashmë mendojmë për zgjidhjet që do jenë sepse kemi besim maksimal tek të gjithë. Jemi në prag të fillimit të një cikli të vështirë ndeshjesh dhe shpreosjmë që ai të rikthehet në formë të mirë.”
Çmimet mund të ndikojnë përballjen ndaj Sevillas: ”Jo, ata janë pjesë e futbollit, është diçka e qenësishme tek ky sport dhe jam i kënaqur që çmimet kanë shkuar për lojtarët e mi. Kemi një ndeshje jashtëzakonisht të komplikuar nesër ndaj Sevillas dhe iluzioni si dhe objektivi i skuadrës është mbi çmimet individuale të lojtarëve.”
Kritikat e Barcelonës për sistemin VAR: ”Nuk do të gjykoj mendimet e tyre, unë besoj se VAR ndihmon në zbardhjen e rasteve të dyshimta. Nuk ekziston perfeksioni por besoj që është një sistem që përmirëson lojën.”
Carvajal për derbin: ”Ka një mbingarkesë, do të shohim se si do të zhvillohet këtë javë, duhet t’a ndjekim ditë pas dite.”
Sevilla e 11 golave të shënuar: ”Është një ekip shumë i mirë, me lojtar që janë adaptuar në sistemin e Machin, një sistem shumë mirë i punuar dhe që ka një ecuri të mirë golashënuese.”
E shkuara si portier për menaxhimin e Courtois dhe Keylor: ”Kur mer vendimi dhe konsideron se ke të gjithë eksperiencën, si të lojtarit, si të trajnerit, ashtu edhe të komentuesit.. Por kjo nuk ka të bëje asgjë në këtë rast. Menaxhimi i tyre është i thjeshtë sepse kemi zgjidhje të mira, poashtu me Kikon.”
Java më e komplikuar: ”Në jetë dhe në Madrid duhet të përballesh me diçka të tillë çdo ditë. Tani kemi një përballje të komplikuar, historike por ne nuk kthehemi në të shkuarën.”
Real Madridi mund të vazhdoje të shënoje epokën: ”Është e qartë që ky ekip ka shënuar një epokë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Por në të ardhmen duhet të shkruajmë epokën në atë që bëjmë, sepse e kaluara tashmë është e fituar.”
Ceballos: ”Duhet të mbuloje mungesën e Iscos me vetëbesim maksimal, si ai ashtu edhe të gjithë që do të luajnë.”
Fitimi i çmimit ‘Trajneri më i mirë‘: ”Nuk është diçka që më motivon, kam një mendim shumë ndryshe për këtë.”
Pritjet për çmimin Puskas dhe roveshata e Bale: ”Nuk kam shumë vëmendjen tek çmimet individuale, nuk kam ndonjë mendim por do të preferoja që atë çmim t’a fitonte dikush nga skuadra ime.”