Luka Modric – është përsëri ai me një tjetër çmim prestigjioz të fituar. Pasi fitoi konkurencën përballë Cristiano Ronaldos dhe Mohammed Salah në garën për çmimin e më të mirit nga UEFA, tashmë Kroati ka triumfuar përsëri edhe në garën për çmimin e më të mirit nga FIFA.
Ky është edicioni i dytë i këtij çmimi pas ndarjes së FIFA-s nga ‘Balon d’Oro’ (Topi i Artë) dhe shkon përsëri në duart e një Madrileni pasi në edicionin e parë ishte Cristiano Ronaldo ai që e fitoi këtë çmim.
Luka Modric është duke shijuar vitin e tij më të suksesshëm në karrierë pas performancave mbresëlënëse gjatë gjithë sezonit si dhe pas triumfit në Champions League me Real Madridin dhe arritjes në finale me Kroacinë në kupën e botës.