Cristiano Ronaldo nuk do të jetë prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘The Best’ që do të mbahet këtë të Hënë dhe ku do të zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit 2017/18 nga ana e FIFA-s. Ashtu siç ka mundur të mësoje e përditshmja MARCA nga burime të brendshme tek klubi nga Torino, Portuegezi nuk do të udhëtoje në kryeqytetin Anglez ashtu siç ishte planifikuar më parë.
Arsyetimi këtë rradhë është më tepër nga termi sportiv nga që Juventus sapo ka përfunduar sonte ndeshjen dhe të Mërkurën ka një tjetër ndeshje të Serie A. Në bazë të kësaj, asnjë lojtar Juventin nuk do të jetë në ceremoninë e organizuar nga FIFA.
Për dallim nga ajo që ndodhi në Monaco, Cristiano Ronaldo deklaroi që nuk do të marë pjesë në ceremoni, ndryshe nga seç ndodhi herën e fundit, më saktësisht në muajin Gusht, ku trofeu iu dhurua ish bashkëlojtarit të tij, Luka Modric, i cili u shoqërua nga Sergio Ramos, Marcelo dhe Varane për të formuluar kështu formacionin më të mirë të vitit sëbashku me Courtois në portë.
Ai që nuk do të mungoje është Florentino Perez që edhe një herë tjetër nuk do të mund t’i jap dorën Cristiano Ronaldos, por po që do të mundet t’i japë dorën Luka Modric nëse zgjidhet lojtari më i mirë në botë nga FIFA.