Pak ditë më parë tha se nuk do të deshironte të pensionohej me numrin 20-të në fanellë, ndërsa dje Marco Asensio tregoi se do t`i pëlqente ta mbante numrin 10-të.
E këtë numër spanjolli në fjalë nuk po e deshiron tani, por në të ardhmen e afërt.
“Do të doja të mbaja numrin 10 në të ardhmen, tani është në duar te mira”, tha lojtari para medieve.
Aktualisht, numrin 10-të te Real Madridi e mban mesfushori kroat, Luka Modric.
Menjëherë pas largimit te Cristianos, u raportua se 22 vjeçari Asensio do ta trashëgojë numrin e tij, 7.
Por nuk ndodhi kështu. Këtë numër, të cilin dikur e mbanin legjendat si Juanito e Raul, e mori sulmuesi i ri, Mariano.
Pak më i rezervuar Asensio u tregua kur iu kërkuar të flasë rreth mundësisë së fitimit të Topit të Artë.
“Nëse ju doni të flisni për Topin e Artë, atëherë kjo është gjëja juaj, unë ndjek rrugën tim”, deklaroi ai.
Asensio mbrëmë në ndeshjen ndaj Espanyolit realizoi një gol për Real Madridin, i cili në fund doli të jetë edhe i fitores.