Jeta e Julen Lopeteguit ndryshoi krejtësisht 100 ditë më parë teksa ai u desht të braktisë Rusinë për të ardhur në Valdebebas dhe njëkohësisht u desht të lërë Spanjën për Real Madridin.
Tekniku ishte dy ditë larg debutimin në Kupën e botës për t’u bërë më pas njeriu i parë i stafit teknik të Real Madridit përpara një sezonit të vështirë pa Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldon.
100 ditë më vonë, për Lopeteguin veçse kanë filluar lëvdatat teksa ai ka dhënë shenjat e para të përmirësimit të lojës së Real Madridit.
Spektakli ndaj Romës ishte falë punës së trajnerit, idetë e tij për futbollin por poashtu edhe për kapacitetin për të mbajtur larg presionin e jashtëm dhe në të njëjtën kohë të mbaje një situatë të qetë në klub.
Në prezentimin e tij zyrtar, klubi tregoi një afeksion të veçantë ndaj tij në momentet ku ai duhej të tejkalonte situatën dramatike që u krijua pas shkarkimit nga kombëtarja e Spanjës.
Pas largimeve të Zidane dhe Ronaldo, tifozët Madrilen dukeshin në depresion në fillim të sezonit të ri, akoma më tepër pas spekulimeve për një largim të mundshëm të Luka Modric, fitues i topit të artë të botërorit.
”Nëse mendoni se nuk do të përgjigjem, atëherë pse ma bën pyetjen?”, i tha trajneri një gazetari.
Sidoqoftë, Lopetegui u përball me këtë situatë me qetësi, ashtu siç ka qenë toni i tij në çdo vendim që ka marë.
Ai nuk nxitoi për të deklaruar formacionin startues për të heshtur thashethemet teksa ndoqi me vendosshmëri planin stërvitor, pavarësisht faktit që të shumtë ishin ata që e kritikuan pse zëvendësonte Lukan në ndeshjet e fundit.
Por ky është virtyti më i madh i Lopeteguit: qetësia.
Ai nuk e humbi qetësinë as kur Real Madridi u mposht nga Atletico në Superkupën e Europës dhe në mënyrë praktike përsëriti të njëjtin formacion në ndeshjen e ardhshme ndaj Getafes.
Qetësia e tij u tregua edhe me Vinicius Junior dhe në debatin e portierëve: Thibaut Courtois dhe Keylor Navas.
Të qëndrosh kaq i qetë në stolin më skizofrenik në botë është një detyrë shumë e vështirë.
Por ky është realiteti që ka ndodhur gjatë 100 ditëve të para si trajner në klubin më të madh në botë dhe Real Madridi po luan si asnjëherë më parë.