Presioni për të përfshirë Vinicius Junior në ekipin e parë sa shkojnë ditët e po bëhet më i lartë, por Julen Lopetegui është i qartë që talenti Brazilian do të bëje debutimin e tij vetëm kur ai të vendosë.
Në konferencën e dhënë për media përpara ndeshjes ndaj Romës, tekniku analizoi gjendjen aktuale të ekipit dhe tregoi për përshtypjet e tij për përballjen.
”Vinicius është duke bërë shumë mirë tek Castilla dhe kur koha të vijë, unë do të vendos,” tha ai përpara gazetarëve.
”Mariano mund të luaje çdo kohë sepse ka vazhdimësi në skuadër dhe do të na ndihmoje.”
Debati i portierëve si duket nuk ka mbaruar akoma sepse tekniku ende nuk ka vendosur për titullarin e tij.
”Nuk do të vendos për ndonjërin, kemi opsione fantastike në portë, si gjithmonë, do të shohim pak nga pak,” vazhdoi ai.
”Keylor po bën shumë mirë, ai është një luftëtar dhe një garues i vërtetë.”
Pa Cristiano Ronaldon dhe me skuadrën që vjen pas tre triumfeve rradhazi në Champions League, presioni është i gjithi për Lopeteguin.
”Ne do të fokusohemi tek lojtarët që janë këtu dhe skuadra është gati për të luajtur për të gjithë titujt, jemi të sigurtë për këtë,” shtoi ai.
”Gjëja e parë që duhet të bësh është t’i heqësh kapelën Real Madridit, skuadrës dhe Zidane, triumfet e tyre meritojnë mirënjohjen absolute nga ana ime.”
”Presioni mbi mua? Për Real Madridin presioni ekziston gjithmonë në çdo kompeticion”.