Real Madridi do të përballet me Romën e Dzekos sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të Champions Leagues, ndeshja e parë e fazës grupore për të dyja skuadrat.
Me Los Blancos që ‘vuajnë’ për gola, ata kishin parasyshë edhe nënshkrimin me Edin Dzekon në merkaton verore.
Real Madridi edhe bisedoi me lojtarin, por ai nuk e pa të arsyeshme idenë për të luajtur si sulmues i dytë dhe klubi nuk e ndjeu nevojën për t’u munduar t’a bindë atë.
Klube të tjera ishin të interesuar gjithashtu për të, me Chelsean gjithashtu, por edhe klubi londinez i ofroi atij rolin e sulmuesit të dytë.
Megjithatë, në fund Dzeko hedhi poshtë klubin londinez dhe madrilen sepse ai është i lumtur në Romë, si në aspektin personal poashtu edhe në atë sportiv.
31 vjeçari mund të bëjë ende një lëvizje të madhe në një gjigant europian në ndonjërën nga merkatot e ardhshme, por për momentin ai është i fokosuar vetëm në Romë dhe po mendon vetëm për ndeshjen e sontme ndaj Real Madridit.