Në konferencën përpara mediave, trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, e ka bërë të qartë që Real Madridi do të vazhdoje të fitoje me bollëk, edhe pa Cristiano Ronaldon në skuadër.
Ronaldo do të bëje sonte debutimin në Champions për Juventus në një përballje ndaj Valencias, teksa Real Madridi në të njëjtën natë do të filloje kampanjën e parë pas 9 vitesh pa Portugezin në skuadër.
‘‘Real Madridi do të vazhdoje të fitoje shumë, ata nuk njihen si Real Ronaldo”, shpjegoi Di Francesco në konferencën përpara ndeshjes.
”Në Itali, ashtu si në Spanjë, gjykimet bëhen shumë shpejtë dhe Marco Asensio është një lojtarë që e pëlqej shumë, ai është e ardhmja e Real Madridit.”
”Ai mund të jetë shumë i mirë për skuadrën dhe e shpreh vetveten në ndeshje të ndryshme në një nivel shumë të lartë.”
Arritja e Romës në gjysmëfinalen e sezonit 2017/18 ishte një sukses i jashtëzakonshëm për klubin dhe një që nuk do të harrohet pavarësisht startit të dobët në kampionat.
”Askush nuk do të na kishte pyetur vitin e kaluar nëse do të mendonim se do e arrinim atë,” pranoi ai.
”Pasi e arritëm, pritshmëritë u rritën ndeshëm.”
”Ne duhet të përmirësojmë performancën tonë dhe si rezultat, ne kemi bërë diçka të jashtëzakonshme të cilën do e tentojmë t’a përsërisim.”
Një nga çëshjtet më të mëdha për skuadrën Italiane këtë sezon është brishtësia në mbrojtje.
”Aspekti defenziv është një nga shqetësimet e mia,” konfirmon trajneri.
”Po punojmë për të bërë një performancë më të mirë, ne duhet të jemi më solid.”
”Pastaj mund të fokusohemi në lojën sulmuese, por prioriteti ynë për momentin është të zgjedhim problemet që kemi prapa.”