Pas largimit të Zinedine Zidane nga Real Madridi që u zëvendësua nga Julen Lopetegui, Gareth Bale nuk deshi të komentojë rreth asaj se kush është trajner më i mirë.
Uellsiani ka nisur sezonin 2018/19 në formë të mirë, dhe atë e ndihmon shumë fakti që mund të flasë me Lopeteguin në gjuhën angleze.
“Natyrisht, kjo më ndihmon, mund të flas edhe në spanjollisht, por ndoshta e kam problem të hyj në detaje, që normalisht ndodh,” – tha ai për Daily Mail.
“Unë nuk jam i sigurt të përgjigjem rreth asaj se Julen është më i mirë se Zidane.”
Me Ronaldon që është larguar, Bale mendon se dhoma e veshjes është relaksuar paksa.
“Natyrisht, do të jetë pak më ndryshe, do të jetë paksa më relaksuese. Mendoj se do të jemi më shumë rreth skaudrës, duke punuar më shumë si skuadër sesa duke u përqendruar tek një lojtar i vetëm.” – tha Bale.