Mariano, Alvaro Odriozola dhe Vinicius Junior ende nuk kanë luajtur asnjë minutë të vetëm me Real Madridin deri më tani këtë sezon.
Nga ardhjet e reja, vetëm Thibaut Courtois i është dhënë mundësia javët e fundit, pasi disa ndeshje ishte në stol teksa Keylor Navas ishte në portë.
Zëvendësimet mbrëmë kundër Athletic Bilbaos ishin Ceballos i cili u zëvendësua nga Casemiro, Isco i cili u fut duke zëvendësuar Luka Modricin dhe në fund Lucas Vazquez për Gareth Bale.
Zëvendësimi i fundit ishte veçanërisht i pa pritshëm, pasi mund të kishte qenë koha e Marianos të vendoste ndeshjen, duke pasur parasysh se Realit i duhej një gol për të kthyer avantazhin.
E njejta gjë vlen edhe për Odriozolën, i cili e shikoi ndeshjen mbrëmë nga stoli, ndërsa Vinicius Junior edhe një herë nuk ishte pjesë e të ftuarve.
Sot, braziliani pritet të luajë për Castillan.