Trajneri i Romas ka marrë një lajm të mirë gjatë ditës së sotme. Qendërmbrojtësi dhe njëri nga lojtarët kryesor të ekipit të tij, Kostas Manolas është rikthyer nga dëmtimi dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës ndaj Real Madridit në Bernabeu në kuadër të xhiros së parë në fazën e grupeve të Champions League për sezonin 2018/19.
Manolas ishte prekur nga virusi FIFA ku pësoi një dëmtim me kombëtaren e tij Greke në ndeshjen ndaj Hungarisë, në të cilën u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 52’të për shkak të një dëmtimi në kycin e këmbës së tij.
Rikujtojmë që Real Madrid vs. Roma do të luhet të mërkurën me fillim në ora 21:00 në Bernabeu.