Presidenti i PSG-së, Al Khealifi nuk ka hezituar t’i dërgojë Real Madridit një mesazh në lidhje me thashethemet e shumta për transferimin e mundshëm të Neymar në klubin Madrilen.
Al Khealifi në një intervistë për Marcan në Paris tha këto fjalë rreth thashethemeve që e lidhnin lojtarin e tij Neymar me një kalim të mundshëm në Madrid.
”Të jesh realist është paksa frustruese, sepse nuk është e drejtë qëklubet tjera ose dikush të bisedojë me lojtarët tanë. Neve nuk na pëlqen dhe kemi folur për këtë me Real Madridin. Kemi raporte të mira dhe ata respektojnë PSG-në. Shpresoj se kjo është e vërtetë. Ne gjithashtu respektojmë Real Madridin dhe presidentin e tyre Florentino Perez, por mendojë se është e rëndësishme për të gjithë që të mos punojmë prapa skenave. Nuk e di nëse më kuptoni. Nëse ka diçka, është më mirë të flasim, bisedojmë me Perez ose çfarëdo qoftë ajo dhe le të themi se çfarë na pëlqen dhe çfarë nuk na pëlqen. Eshtë ajo që presim nga të gjitha klubet, jo vetëm nga Real Madridi. Vrasja e njëri-tjetrit nuk është forma e punës së PSG-së dhe shpresoj që edhe klubet tjera mos t’a bëjnë atë për ne.”