Real Madridi do të ketë një përballje të vështirë jashtë shtëpisë ku do të udhëtoje drejt Nuevo San Mames për ndeshjen ndaj Baskëve të Athletic Bilbaos.
Ndonëse Lopetegui ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe asnjëri prej tyre nuk ka ardhur i dëmtuar nga detyrat me kombëtaret respektive, lodhja mund të jetë njëri nga faktorët që mund të ndikojnë në performancën e ekipit.
Sidoqoftë, skuadra po përgaditet me intenzitet të lartë dhe të dy trajnerët mendojnë për këto formacione startuese për ndeshjen e së Shtunës (20:45h):
Athletic XI: Unai Simon; Yuri – Martinez – Nolaskain – De Marcos; Munian – Dani Garcia – Unai Lopez; Williams – Raul Garcia – Susaeta.
Real Madrid XI: Courtois; Marcelo – Varane – Ramos – Carvajal; Modric – Casemiro – Kroos; Asensio – Benzema – Bale.