Thibaut Courtois, portieri më i ri i Real Madridit, i cili së fundmi bëri debutimin fundjavën e kaluar, po adaptohet me bashkëlojtarët e rinjë dhe po e shijon jetën në Madrid.
Në një intervistë ai e ka pranuar se disa nga bashkëlojtarët e rinjë e ngacmojnë atë për finalen e Champions Leagues të vitit 2014, të cilën ai e humbi kundër Real Madridit në Lisbonë, teksa ishte portieri i Atleticos.
“Ndonjëherë ata bëjnë shaka për finalen e Champions Leagues që kam e humbur me Atleticon,” – tha ai për shtypin belg.
“Janë një grup shumë konkurrues dhe duan të vazhdojnë të fitojnë. Ditët e para në klub ishin paksa të ngarkuara, nga testet mjekësore në prezentimin zyrtar. Në atë kohë e kupton se sa i madh është ky klub.”
“Jam veçanërisht i lumtur që mund të shoh fëmitë e mi çdo ditë, edhe pse djali im 16 muajsh është tepër i vogël për t’a kuptuar këtë,” – shtoi ai mes tjerash.
Duke diskutuar faktin se ai duhej të ulej tri ndeshje para se të debutonte, Courtois tha se kjo ishte logjike: “Unë arrita në fund të parasezonit, kështu që është normale. Plus, kam pasur një dhimbje në gjurin tim pas seancës së dytë stërvitore. Kështu që kishte kuptim që unë duhesha të ulesha në stol së pari. Trajneri po menaxhon gjërat shumë mirë. Jam i lumtur që luajta në fundjavën e kaluar.”