Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka dhënë një intervistë për emisionin ‘El Transistor’ të Onda Cero ku ka diskutuar për tema të ndryshme, mes tjerash edhe për vendimin e tij për t’u larguar nga kombëtarja Spanjolle në drejtim të Real Madridit.
”E mora atë vendim dhe do e bëja përsëri, e kam bërë me sinqeritet dhe nuk kam asnjë pendesë,” filloi ai.
”Real Madridi është rritur vitevete të fundit, ishte gjithmonë i veçantë dhe tani me trofetë e ri të fituar është akoma më tepër, jemi klubi më i mirë i shekullit 21.”
”Për mua, tani përgjegjësia është të menaxhoj grupin në mënyrë që të fitoje, puna ditore është ndryshe nga puna që bënim tek Spanja. Për shumicën e trajnerëve është e panjohur ndjesia e të qenit në krye të Spanjës por puna ditore është më kërkuese, më ndryshe.”
Lopetegui mohoi të ketë ndonjë hatërmbetje kur dëgjon për kombëtaren Spanjolle.
”Jo, nuk kam hatërmbetje, jam shumë i lumtur që stërvis Real Madridin, kemi një sfidë madhështore, një objektiv fantastik dhe shpresoj shumë që Luis Enriques t’i ecë mirë në kombëtare,” vazhdoi ai.
”Jam mbështetës i zjartë i Spanjës, tani është një epokë e re për mua në të cilën duhet të fokusohem në objektivat e klubit. Jemi të gjithë të fokusuar në atë se çfarë duhet të bëjmë tani dhe e shkuara mbetet e shkuar.”
”Mënyra se si ndodhi nuk mund të ndryshohej. Nuk dua të shikoj prapa, kam shpjeguar në prezentimin tim se çfarë kam ndjerë dhe ndjehem njëjtë edhe tani. Nuk jam jokomod me atë se çfarë është thënë dhe thjesht jam i fokusuar tek e tashmja. Kam shpjeguar situatën, ne bëmë gjënë e duhur, po të ishte përsëri e njëjta situatë, do të vepronim njëlloj.”
Lopetegui nuk dëshironte sidoqoftë të zbulonte se si shkuan negociatat.
”Nuk dua të shikoj prapa dhe të shpjegoj se çfarë ndodhi çdo ditë, se si ndodhi, etj.. kjo libër është mbyllur tani, kemi shpjeguar se çfarë kemi bërë, të gjithë bëjnë atë që mendojnë se është e duhura,” deklaroi ai.
”Kam shpjeguar situatën, është një përgjegjësi e madhe tek Real Madridi dhe jam totalisht i lumtur. Jam shumë mirënjohës ndaj të gjithëve që më ndihmuan tek kombëtarja Spanjolle, lojtarët, stafi dhe unë e shoh në këtë mënyrë.”
”Nuk mund të kontrollojmë çfarë është thënë, ajo që kemi bërë është të kuptojmë se çfarë duhej të kishte ndodhur, flas nga prespektiva e Real Madridit dhe ne vepruam në mënyrën më të ndershme dhe më të përgjegjëshme.”
”Gjithçka shkoi shumë shpejtë, lojtarët bënë atë që duhej të bënin dhe u fokusuan tek Kupa e Botës. Nuk dua të flas për këtë, është mes meje dhe lojtarëve. E përsëris që këtë e bëmë sepse ishim të bindur që ishte më e mira nëse unë nuk do i thoja jo Real Madridit. Unë doja t’i thoja po Real Madridit dhe kjo është ajo që bëra.”
Lopetegui nuk dëshiroi të shkonte në detaje me mënyrën se si ishte t’i thotë lamtumirë lojtarëve dhe stafit tek kombëtarja Spanjolle.
”Ashtu si në çdo lamtumirë, u thash lamtumirë të gjithëve, ishte emocionuese, e papritur, duhet të mereni me këto gjëra dhe kjo është ajo që bëra. Keni ndjenja, njerëzit kanë të drejtën të dëgjojnë por ka ndjenja personale të cilat ke të drejtë t’i mbash private. Nuk është mirë por e bën lëkurën më të fortë dhe është pjesë e jetës.”
Lopetegui më pas shpjegoi për përshtypjet e para tek Real Madridi
”Shkova për të parë objektet sportive pas prezentimit. Filluam me 15 Gusht me lojtarët që nuk ishin pjesë e Kupës së Botës dhe me ata që u kthyen nga huazimi, ishte një situatë e zakonshme parasezoni me disa lojtarë të disponueshëm dhe me disa të tjerë që nuk ishin me ne,” u shpreh ai.
”Kur fillon gjëja e parë që tenton të bësh është të shpjegosh mënyrën tënde, se si e sheh futbollin dhe se si mund t’a adaptosh atë tek lojtarët. Lojtarët arritën gradualisht, mes nesh kishte lojtar që më njihnin dhe ky ishte një avantazh.”
”Çfarëdo që dëshiron të implementosh mer kohë, gjatë seancave stërvitore dhe gjatë vet ndeshjeve poashtu. Kemi tentuar të bëjmë këtë në mënyrë të përshtatshme me çdo lojtar dhe ata e kanë kuptuar.”
Ai e pranoi që nuk ka folur me Cristiano Ronaldon përpara se të largohej.
”Nuk kam folur me të, ishte një situatë ku ai veçse kishte vendosur të largohej dhe klubi e pranoi këtë vendim për një lojtar që ka qenë i jashtëzakonshëm. Ata e pranuan dëshirën e tij.”
”E kam thën që nga fillimi për lojtarët që doja. Mendoj se skuadra është fantastike, lojtarët janë shumë të mirë në të gjitha pozitat e fushës dhe të gatshëm për të rivalizuar për tituj.”
Ndërsa për betejën mes Courtois dhe Navas ai tha që të dy do të kenë shanset e tyre.
”Kam folur me të dy veç e veç, janë biseda private,” u shpreh ai.
”Nuk i kam thënë asnjërit që do të luaje në kampionat dhe tjetrit në Champions League sepse këtë do e shohim. Që të dy mund të luajnë gjatë sezonit.”
Deri më tani Vinicius ka luajtur për ekipin B pavarësisht kostos prej 45 milion euro dhe Lopetegui beson që është më mirë të shkojmë hap pas hapi me të.
”E kemi parë me Castillan,” thotë ai.
”Është i ri dhe me plot talent, klubi ka bërë një blerje shumë të zgjuar. Do të bëjmë atë që duhet bërë, ai do të arrije pritshmëritë që kemi për të por pak nga pak. E sigurtë që po bën shumë mirë për momentin.”
”Ai ka kualitetin por ka nevojë të adaptohet me kërkesat e Real Madridit dhe futbollit Europian. Po e bën këtë sepse është inteligjent, nuk e kemi patur momentin e duhur për t’a luajtur atë por ajo ditë do të vije. Nuk e di nëse do të jetë në Champions League, për momentin ai është me Real Madridin dhe ka të njëjtat shanse si çdokush tjetër.”
I pyetur se si ndjehet për sezonin e Real Madridit, Lopetegui potencoi që starti është shumë i mirë.
”Kemi bërë mirë por është vetëm fillimi dhe kemi tre javë përpara me Champions Leaguen,” shpjegoi ai.
”Kemi arritur objektivin e 9 pikëve dhe tani duhet të reflektojmë. Lojtarët duhet të rikthehen në formë dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodhë.
”Objektivi është të fitojmë gjithçka këtë sezon. Me kampionatin duhet të jesh gjithmonë në formë sepse vazhdimësia shpërblehet por ne duam të fitojmë gjithçka.”