Në ndeshjen e parë në La Liga këtë sezon kundër Getafes, numri i spektatorëve shënonte vetëm 48,466, me numrin e spektatorëve më të ulët që nga viti 2009.
Kundër Leganesit, numri i spektatorëve u rritë në 59,255, por përsëri nën mesatarën (69.000) e sezonit të kaluar.
Pavarësisht shifrave në fjalë, brenda klubit janë të qetë dhe janë të bindur se prezencat janë aq të ulëta, sepse ka shumë njerëz që janë edne në pushime dhe prandaj nuk janë në gjendje t’i zënë ulëset e Bernabeut.
“Nuk kam dyshim se tifozët do të jenë me skuadrën. Ata do të jenë inkurajues si gjithmonë. Ajo që ndodhi me Getafen ka të bëjë me kohën, por jemi të sigurt se ata do të na mbështesin,” – theksoi Lopetegui në konferencë për shtyp.