Pavarësisht që ka lënë Real Madridin në verë, tema ‘Cristiano Ronaldo’ është ende aktuale në Madrid, me Marco Asension i cili së fundmi ka folur për të.
Pas bashkimit me Juventusin, Ronaldo deklaroi se ndjente se klubi nga Torino ishte ndryshe dhe më shumë si një familje.
“Juventusi do të jetë një familje e madhe për Cristiano Ronaldon,” – tha Asensio fillimisht pas ndeshjes.
“Por Real Madridi është gjithashtu e tillë. Nuk e di nëse jemi më skuadër e bashkuar apo jo pa Ronaldon. Kur Ronaldo ishte këtu, ne ishim një skuadër të gjithë kontribonim nga pak,” – theksoi ai.
Teksa jemi te ndeshja me Leganesin, Asensio ishte i kënaqur që po merr më tepër minutazh me Real Madridin, duke startuar.
“Jam i lumtur që po marr më tepër minutazh dhe në përgjithësi me mënyrën se si po shkojnë gjërat. Në pjesën e parë ndryshuam disa gjëra dhe në pjesën e dytë gjërat shkuan mirë për ne,” – përfundoi ai.