Pasi Fabio Coentrao nënshkruajti me Rio Ave-n nga Real Madridi, emergjenca e Madridit nuk mund të rezistonte pa u tallur me të.
Çdo verë, 112 Comunidad Madrid nis një fushatë për të paralajmëruar rreziqet nga zjarret e pyjeve, një ngjarje që shkakton debat çdo verë.
Si pjesë e kësaj, ata lëshuan një hartë të kryeqytetit spanjoll në të cilin rreziku i zjarreve është përvijuar në përputhje me secilën zonë të veçantë.
“Nëse Coentrao mund të gjej një klub të ri, atëherë pse nuk mund të kemi një verë pa zjarre të rrezikshme? Na ndihmoni!” – shkruajtën ata në Twitter.
Mbrojtësi Portugez është kthyer në ish-klubin e tij, Rio Ave, në të cilin ai luajti para se të bashkohej me Benfican në vitin 2007.
ar