Real Madridi ka konfirmuar numrat përfundimtarë që lojtarët e skuadrës së parë do të mbajnë këtë sezon.
Lajm i madh, përveç ‘7-shit’ p)r Marianon, është numri ’15’ të cilin do t’a mbajë Fede Valverde pas largimit të Borja Mayoralit në Levante dhe numri ’23’ për mbrojtësin, Sergio Reguilon.
Luca Zidane dhe Vinicius Junior janë të vetmit lojtarë të cilët do të luajnë me të dyja skuadrat, Real Madridin dhe RM Castillan.
La Liga rezervon numrat nga 1 – 25 për lojtarët e skuadrës së parë; prandaj, Luca do të vesh fanellën me numrin ’30’ mbrapa shpine dhe Vinicius numrin ’28’.