Pas prezentimit në Santiago Bernabeu si blerja më e re e Real Madridit, Mariano Diaz, i shoqëruar nga familja e tij dhe njerëz të lartë të hierarkisë së klubit, u shfaq në konferencën për media për t’u përgjigjur ndaj pyetjeve të gazetarëve.
Ndjenjat: ”Sot është një ditë e jashtëzakonshme, më e lumtura e jetës time. Rikthehem në shtëpi për të përmbushur një ëndërr.”
Përgjegjësia e numrit 7: ”Për mua nuk është i rëndësishëm numri, është një objektiv dhe një krenari të mbash këtë numër që e kanë mbajtur legjendat e këtij klubi.”
Objektivi: ”Jam shumë i kënaqur që rikthehem në shtëpi, dua të ndihmoj ekipin në maksimum dhe është trajneri ai që vendos.”
Lista e kombëtares: ”Ashtu siç thash, sot është një ditë shumë speciale për mua, më e mira e jetës time, mendoj të stërvitem dhe të luaj, nëse vjen ftesa nga kombëtarja do të ishte një krenari.”
Real Madridi nuk mund t’i thuash jo: ”Është klubi i ëndërrave të mia, nëse Real Madridi interesohej për mua atëherë unë i detyrohem këtij klubi, më ka krijuar, më ka rritur, ndjej shumë krenari.”
Maturia: ”Jam përmirësuar në gjithçka, kjo është e vërtetë dhe me pjekurinë që kam fituar shpresoj të ndihmoj ekipin.”
Bluza: ”Nuk është më e rëndësishmja, ishte e lirë dhe e mora me shumë iluzion këtë numër.”
Sevilla: ”Për Sevillan kam vetëm fjalë falenderimi dhe mirënjohje për interesimin ndaj meje, por siç thash, sot është dita më e lumtur e jetës time.”
Vendimi: ”Julen më telefonoi dhe më bindi, kishte një pjesë të madhe të vendimit tim, më tha që ishte i kënaqur me mua dhe që do të ishte i kënaqur nëse do të rikthehesha.”
Lyon: ”Do e mbaj gjithmonë në zemrën time, ata minuta më kanë shërbyer shumë mirë për t’u maturuar dhe për t’u rritur si person dhe si lojtar, për t’u rikthyer në shtëpinë time.”
Roli në skuadër: ”Vij për të punuar, për të qënë një më shumë, jemi një familje dhe kjo është ajo që ka rëndësi.”
Rikthimi i shpejtë: ”Kur njeriu largohet nga shtëpia është shumë i trishtuar por është e vështirë të imagjihohej që do të rikthehesha për një vit, kur mora telefonatën e Julen isha shumë nervoz dhe i kënaqur sepse ata më donin dhe unë poashtu.”
Presioni: ”Vij për të punuar dhe për të dhënë maksimumin, të luaj me të gjithë bashkëlojtarët e mi të mëdhenjë dhe të luftoj në çdo stërvitje, të jap gjithçka për këtë bluzë.”
Ndeshja e nesërme: ”Më ka ftuar dhe kam shumë iluzion për faktin që ndodhem këtu, përsëri në Santiago Bernabeu.”