Sergio Ramos mori çmimin mbrojtësi më i mirë i sezonit të shkuar në Champions League dhe shfrytëzoi rastin për t’ua rikujtuar të gjithëve që Real Madridi është një ‘famiëje’, diçka që u vu në dyshim pas fjalëve të Cristiano Ronaldos në ditët e tij të para tek Juventus.
”Të jesh kapiten i këtij klubi është një privilegj shumë i madh dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme të liderosh një grup me kultura të ndryshme. Përveç se jemi bashkëlojtar është e rëndësishme të jemi një familje, diçka që e kemi ndjerë gjithmonë dhe diçka që ka qenë çelësi i suksesit. Kemi ditur të mbajmë grupin e bashkuar dhe shpresojmë të zgjasë sa më shumë sepse është një epokë e lavdishme të lojtarëve që do të mbesin legjenda të klubit. Shpresoj të mundemi të shijojmë shumë vite duke festuar tituj të këtillë,” u shpreh Ramos.
”Na ka surprizuar Crsitiano që nuk erdhi, por le të bëjë çfarë të dojë”, ishte komenti i Ramos në zonën mikse kur u pyet për mungesën e Ronaldos. ”E kemi mësuar se kush është fituesi i çmimit vetëm nga mikrofonat e prezentuesëve dhe na surprizon fakti që ai e ka ditur fituesin. Le të bëjë ç’të dojë.”