Mariano Diaz do të rikthehet në Real Madrid. Ky është vendimi që ka marë klubi në këto ditë të fundit të merkatos teksa kanë ndjerë rrezikun e Sevillas që kishte ofruar deri në 40 milion euro për të marë shërbimet e tij.
Ka qenë vet Jose Angel Sanchez ai i cili ka informuar presidentin e Sevillas Jose Castro, që në një intervistë të dhënë për media sot konfirmoi kalimin e Marianos tek Real Madridi.
Operacioni është përmbyllur për shumën e 22 milion eurove teksa Real Madridi veçse ka patur në pronësi 35% të kartonit. Ai do të nënshkruaje një kontratë 5 vjeçare dhe madje mund të marë bluzën me numrin 7 në pronësi të tij.
Për t’a bindur që të rikthehet në Real Madrid, me sulmuesin ka folur edhe vet Julen Lopetegui i cili i ka premtuar minuta dhe një mundësi të artë për të shkëlqyer në Real Madrid. Për Lopeteguin, Mariano është ‘9‘-ta që kërkonte prej kohësh dhe me ardhjen e tij skuadra është e kompletuar.
Mariano Diaz tashmë është nisur për në Madrid teksa pritet të zbarkoje gjatë mbrëmjes, me zyrtarizimin që duket të jetë vetëm çështje orësh. Ai do të prezentohet nesër në Bernabeu si lojtari më i ri i Real Madridit.