Pasi Real Madridi mposhti Gironan për të paketuar tre pikëshin e rradhës, Julen Lopetegui kishte vetëm lëvdata për skuadrën e tij.
Los Blancos pranuan një gol të hershëm në Montilivi, por treguan forcën e tyre duke kthyer rezultatin për një fitore prej 4-1.
“Ajo që më impresionoi mua ishte mentaliteti i skuadrës sepse ishte një lojë shumë komplekse. Ata shënuan të parët, por ne treguam forcën tonë mendore dhe kjo është ajo që kërkon ky kampionat. Çdo lojë është kundër një skuadreje të fortë dhe ju keni nevojë për tërë skuadrën.” – tha tekniku bask.
Pasi startoi me Keylor Navas, edhe njëherë duke befasuar shumë, Lopetegui u detyrua të spjegonte vendimin e tij për të mbajtur Thibaut Courtois në stol.
“Jemi përpjekur t’a spjegojmë, por nuk është e lehtë. Kam dy portier të mëdhenjë; tre, nëse e numërojmë edhe Kiko Casillan. Ata nuk janë probleme, ata janë zgjidhje dhe ne do t’i analizojmë gjërat dita ditës. Për momentin po llogarisim në Navas dhe nëse unë jam i sinqertë, ai ka performuar shumë mirë.”
“Do të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen, por ka konkurrencë të madhe në çdo pozitë dhe kjo është shumë mirë për skuadrën.” – përfundoi tekniku Lopetegui.