Stili i famshëm i lojës së Barcelonës nën udhëheqjen e Pep Guadiolas bazohej kryesisht në mbajtjen e topit dhe tani trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, shpreson të ketë suksesin e njëjtë duke përdorur formulën e ngjajshme, të paktën kështu thonë statistikat në ndeshjet e para të tij.
Kishte shumë që kritikuan në Bernabeu lojën me pasime thjesht sepse vinte nga Barcelona por në të njëjtin kontekst po vepron edhe Real Madridi i Julen Lopeteguit. Mourinho shihej si anti-teza e Guardiolas teksa Real Madridi kishte 27,366 pasime më pak se Barcelona në përgjithësi me Portugezin në krye të ekipit.
Sidoqoftë, kohërat kanë ndryshuar dhe tani Reali ka një tjetër stil me Lopeteguin duke kompletuar kështu 1,505 pasime deri më tani, krahasuar me 1,470 të Barcelonës dhe me një precizitet prej 90.76%, krahasuar me 87.89% të skuadrës së Valverdes.
Ndaj Getafes dhe Gironas, Real Madridi bëri presion lartë në fushë dhe tregoi disa lëvizje impresionuese në sulm. Këtë vit qëllimi i klubit është të jetë përsëri në krye të kampionatit Spanjoll dhe deri më tani gjërat shkojnë si duhet.