Muaji Gusht nuk ka mbaruar akoma por Julen Lopetegui tashmë ka treguar autoritetin e tij duke dëshmuar që është i duhuri për të qenë në krye të Real Madridit.
Ai ka marë disa vendime këtë të Diel, vendime të cilat trajnerët e tjerë as që do kishin patur guximin t’i mendonin.
Fillimisht, ai la jashtë skuadrës Vinicius Junior për ndeshjen ndaj Granadas dhe e dërgoi Brazilianin të luaje me Castillan, ekipin B të Real Madridit.
Nëdrsa sa i përket formacionit startues, ai la jashtë përsëri Thibaut Courtois dhe luajti me Keylor Navas edhe një herë tjetër, një vendim që i surprizoi të gjithë duke marë parasysh edhe shumën që Real Madridi ka investuar tek portieri Belg.
Lopetegui poashtu la në stol për ndeshjen e djeshme Raphael Varanen dhe Luka Modric, ndërsa vazhdoi t’i besonte Nachos në mbrojtje dhe treshes së mesfushës Isco, Toni Kroos dhe Casemiro.
Por kjo nuk është e gjitha. Tekniku Spanjoll për t’i lënë me gojën hapur të gjithë, zëvendësoi Marcelon në minutën e 60 për shkak të performancës së tij të dobët në aspektin defenziv.
”Zëvendësimi më surprizoi por repsketoj vendimin e trajnerit,” potencoi Marcelo pas ndeshjes, duke shtuar që nuk ishte i dëmtuar apo i lodhur.
Është e qartë tashmë që Lopetegui nuk do të ketë frikë për të marë vendime të pakëndëshme dhe që do të bëje atë të cilën mendon se është me mira për klubin.
Në skuadër nuk ka më asnjë diskutim: udhëheqësi është Lopetegui dhe të gjithë duhet t’i binden urdhërave të tij!