Nga Maracana në Estadio Alfredo Di Stefano – rrugëtimi i Vinicius Junior në futbollin europian filloi sot pasdite teksa debutoi për Castillan, kundër Las Palmas B në ligën e tretë të kampionatit spanjoll.
Ishte një start fitues për 18-vjeçarin brazilian, i cili luajti 73 minuta, edhe pse emri i tij nuk shënoi në listën e golashënuesve të ndeshjes.
Golat u shënuan nga Jaime Seoane në minutën e 14-të dhe Franchu në minutën e 32-të.
Kishte raste në të cilat dukshem u pa cilësia e të riut brazilian, pasi ai driblonte mbrojtësit kundërshtar dhe pasonte me finte. Gjithashtu mori ovacione nga tifozët kur u zëvendësua në pjesën e dytë.
Do të duhet më shumë kohë për t’u adaptuar me bashkëlojtarët e tij të ri të skuadrës, por ky ishte një fillim inkurajues dhe i mirë.