Ish trajneri Madrilen, Manuel Pellegrini është rikthyer të kujtoj kohën kur stërviti ekipin në sezonin 2009/10 dhe kishte nën urdhërat e tij Cristiano Ronaldon, 5 herë lojtarin më të mirë të botës.
”Ishte shumë e lehtë për të stërvitur Cristianos. Jo vetëm që ka meritën e madhe, si Messi, kanë qenë shumë vite në një standard të jashtëzakonshëm, duke dhënë gjithcka për klubet e tyre. Eshtë një lojtar që pas stërvitjes, qëndronte vetëm duke u stërvitur edhe njëherë më shumë. Një profesionist i madh, nuk kam pasur asnjë probmel me të.”, ishin fjalët e Pellegrinit.
Sa i përket raporteve gjithashtu ai shtoi: ”Raportet me të kanë qenë shumë të mira gjatë gjithë sezonit. Gjëja më e keqe që më ka ndodhur me Cristianon sa isha unë trajner i Madridit, ishte mungesa e tij prej 3 muajve për shkak të një frakture që pësoi dhe e deytori të jetë jashtë fushave për 3 muaj.”