Julen Lopetegui u paraqit në konferencë për shtyp gjatë ditës së djeshme në të cilën analizë shumë tema të ndryshme rreth ndeshjes së sontme ndaj Gironas (22:15) dhe njëri nga temat tjera që diskutoi trajneri Spanjoll ishte edhe e ardhmja e Fabio Coentraos, lojtarit Madrilen që po stërvitet i vetëm në Valdebebas.
Lopetegui me pak fjalë zbuloi se Coentrao nuk bën pjesë në planet e tij dhe se tashmë ka gjetur zëvëndësuesin e Portugezit.
”Coentrao? Jo, Reguilon do të qëndroje me ne dhe do të jetë aty në krahun e majtë. Është lojtar i akademisë dhe do të ketë mundësinë.”, ishte përgjigjia e Lopeteguit rreth të ardhmes së Fabios.
Pra, Reguilon do të jetë mbrojtësi i dytë i krahut të majtë në rast se Marcelo dëmtohet ose e pushon trajneri në ndonjë ndeshje.