Real Madridi ka paketuar tre pikëshin e rradhës në kuadër të La Ligas, pas triumfit të sontshëm kundër Gironas. Me një rezultatë të thellë prej 1 – 4, skuadra e Julen Lopetegui doli fitimtar nga stadiumi i Gironas.
Të parët në epërsi kaluan vendasit të cilët shfrytëzuan mjaft mirë një lëshim në mbrojtjen e Madrilenëve dhe shënuan nëpërmjet Borja Garcia në minutën e 17’të. Ndërsa ekipi e barazoi rezultatin në minutën e 39’të pas një penalltie që e shënoi kapiteni Ramos në stilin Panenka. Këtë penallti e fitoi Asensio.
Pas 45 minutave lojë të dyjat ekipet shkuan me rezultatë të barabartë në zhveshtore. Pas vetëm 7 minutave lojë në pjesën e dytë, Reali fitoi përsëri një penallti, ku Benzema e konkretizoi me gol duke i dhuruar avantazhin Real Madridit.
Shtatë minuta më vonë, ishte Gareth Bale që pas një asistimi nga Isco, nuk fali me goditjen e tij të fuqishme portën e Gironas, duke rritur epërsinë për 3 – 1.
10 minuta nga fundi, pas një asistimi të Bale për Benzeman i cili gjendej afër portës brenda zonës së rreptësisë, kontrolli dhe goditja e mençur e topit nga franezi bëri që Real Madridi të vuloste fitorën dhe Benzema të shënonte golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.
Për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni golat dhe rastet më të mira të ndeshjes: